Një rast i rëndë ka ndodhur të enjten në Spitalin e Prizrenit ka humbur jetën një paciente.
Bazuar në raportin e Policisë, vdekja e saj u konstatua nga mjeku, ndërsa me vendim të prokurorit trupi është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se pacientja femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.


