Lajme

Çitaku falënderon Ramën për vizitën te Thaçi: Ju rritë nderi!

12/18/2025 13:46
nga:Y I

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka falënderuar kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, për vizitën e tij në Hagë.

Rama u takua me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për çka, Çitaku thotë se falë tij, luftëtarët e UÇK-së në Hagë nuk janë pa atdhe.

“Faleminderit Edi. Falë jush, luftëtarët tanë në Hagë nuk janë pa atdhe. Ju rritë nderi”, ka shkruar ajo.