Lajme

Gjenerali Rrahman Rama: Çdo ditë mesatarisht dy ushtarë po e braktisin uniformën e FSK-së, së fundi edhe një oficer që u shkollua në Amerikë

12/18/2025 12:14
nga:Y I

Gjenerali dhe ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka ngritur alarmin për, siç tha ai, braktisjen shqetësuese të uniformës në radhët e ushtrisë.

Rama deklaroi mbrëmë se, sipas të dhënave që posedon, mesatarisht rreth dy ushtarë në ditë po e lëshojnë shërbimin ushtarak. Sipas tij, edhe më alarmante është largimi i oficerëve të kualifikuar nga FSK-ja.

Ai theksoi se në mesin e atyre që po largohen është edhe një nga dy ushtarakët e shkolluar në Akademinë Ushtarake “West Point” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila konsiderohet një nga akademitë më prestigjioze në botë.

Ai shtoi se forca kryesore tek një ushtri është personeli sepse edhe ajo armë app pajisje duhet të përdoret apo manevrohet nga dikush.