Lajme

Një 13-vjeçar lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet për trajtim në QKUK

12/18/2025 10:16
nga:Y I

Një rast shqetësues ka ndodhur dje në fshatin Cërnillë të Ferizajt, ku një fëmijë 13-vjeçar ka pësuar lëndime trupore nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Sinjali mëson se rreth orës 16:30, fëmija është paraqitur për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku mjekët kanë konstatuar lëndime në duar, të shkaktuara nga mjete piroteknike.

Pas ofrimit të ndihmës së parë, për shkak të natyrës së lëndimeve, i mituri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë.

Viktima është identifikuar me inicialet E.Q.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar Prokurori Kujdestar për të Mitur, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Lëndim me mjete piroteknike”.