Ylli i Milanit, Rafael Leao, ka udhëtuar me shokët e tij të skuadrës për në Riad të Arabisë Saudite për Superkupën e Italisë, por duket do të humbasë ndeshjen vendimtare gjysmëfinale kundër kampionëve në fuqi, Napolit.
Leao u stërvit vetëm individualisht dhe nuk mori pjesë në seancën e përgjithshme stërvitore me pjesën tjetër të ekipit.
Sipas mediave italiane, probabiliteti që ai të mos jetë në gjendje të ndihmojë ekipin e tij kundër Napolit është 99.9 përqind i sigurt.
Burime në klub pohojnë se sulmuesi ka shumë të ngjarë të mos jetë as në skuadër për ndeshjen dhe nuk do të jetë në stol.
Arsyeja e mungesës së tij është një dëmtim i muskulit të djathtë aduktor, të cilin e pësoi nëntë ditë më parë gjatë një ndeshjeje në Torino.
/GazetaBlic Sport/


