Santos është i vendosur ta mbajë yllin e tyre Neymar për një sezon tjetër dhe negociatat për një kontratë të re janë në një fazë të avancuar.
Sipas gazetës spanjolle Marca, megjithëse ende nuk ka një marrëveshje zyrtare, ekziston një marrëveshje verbale që jep besim se marrëveshja do të finalizohet me sukses.
Megjithatë, botimi thekson se një datë specifike për një takim përfundimtar midis dy palëve nuk është caktuar ende, gjë që lë hapësirë për kthesa dhe zhvillime të mundshme.
/GazetaBlic Sport/


