Kristjan Asllani te Torino konsiderohet i pashitshëm. Shqiptari ka besimin e stafit dhe drejtuesve, të cilët do të mbështeten të shërbimet e mesfushorit për pjesën tjetër të sezonit.
Që nga kalimi te Torino deri më tani, Allani ka luajtur disa ndeshje si titullarë, duke bërë paraqitje mjaft pozitive, ndërsa ka patur edhe nga ata sfida që niveli i tij nga mediat italiane nuk ka qenë në lartësinë e duhur.
Tashmë sipas “Tuttosport” bëhet me dije se Asllani do të jetë pikë kyçe në mesfushë, ndërsa në merkaton e janarit priten lëvizje të tjera në këtë repart. Një prej tyre që do ta pësojë është mesfushori tjetër, Ivan Ilic.
Klubi do të nxjerrë në shitje serbin dhe në këtë mënyrë përforcohen akoma më shumë pozitat e Asllanit të ekipi italian. Por nga ana tjetër priten të tjera afrime për të përforcuar këtë repart dhe për të konkuruar me shqiptarin.


