Lajme

Mulaj: Istogu ka qenë dhe mbetet zemra e LDK-së

12/17/2025 13:18
nga:Y I

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë tubim elektoral në Istog.

Kandidati i LDK-së për deputet Dr. Sci. Besim Mulaj ka thënë se sot Istogu flet me zë të lartë, me krenari dhe me përgjegjësi për të ardhmen.

“Në vendlindjen e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, aty ku u formua vizioni i shtetit modern të Kosovës, sot mblidhemi për ta vazhduar rrugën e tij – rrugën e paqes, mençurisë dhe demokracisë” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.

Mulaj i ka ftuar të gjithë të marrin pjesë në tubim dhe të jenë pjesë e një momenti historik për Istogun dhe Kosovën.

“Ejani ta takoni gjeneratën e re rugoviane.Ejani ta takoni Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku – zërin e vizionit, guximit dhe shpresës për një Kosovë më të drejtë dhe më të zhvilluar.Ky është momenti për t’u bashkuar.Ky është momenti për të besuar.Ky është momenti për ndryshim” shkruan Mulaj.

Ai ka thënë se ‘Istogu ka qenë dhe mbetet zemra e LDK-së’.

Postimi i plotë:

Istogu sot flet me zë të lartë.

Flet me krenari, me dinjitet dhe me përgjegjësi për të ardhmen.

Në vendlindjen e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, aty ku u formua vizioni i shtetit modern të Kosovës, sot mblidhemi për ta vazhduar rrugën e tij – rrugën e paqes, mençurisë dhe demokracisë.

Istogu ka qenë dhe mbetet zemra e LDK-së.

Këtu është rrënja, këtu është besimi dhe këtu po lind ndryshimi.

Sot, në këtë tubim madhështor, ju ftojmë të gjithë: burra e gra, të rinj e të reja, familje të tëra – të vini e të jeni pjesë e një momenti historik për

Istogun dhe Kosovën.

Ejani ta takoni gjeneratën e re rugoviane.

Ejani ta takoni Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku – zërin e vizionit, guximit dhe shpresës për një Kosovë më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Ky është momenti për t’u bashkuar.

Ky është momenti për të besuar.

Ky është momenti për ndryshim!

Zgjidh SHPRESËN!

Zgjidh vizionin rugovian!

Zgjidh Lidhjen Demokratike të Kosovës – VOTO 123.

Sepse Istogu është LDK.

Dhe LDK është e ardhmja e Kosovës.

#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123