Boksieri britanik Anthony Joshua do të përballet me yllin e YouTube-it, Jake Paul (28) në një ndeshje boksi në Miami të premten.
Ndërsa pak veta besojnë se Paul mund të konkurrojë me ish-kampionin e peshave të rënda, ata që e besojnë këtë po vënë bast të madh për të.
Njëri prej tyre është një figurë e famshme e Hollivudit.
Drejtuesi ekzekutiv i Hollivudit, Jon Peters ka vënë bast 5 milionë dollarë për fitoren e Paul.
Peters e mori vendimin pas një bisede personale me Paulin. Ai më vonë i tha TMZ Live se shkoi një hap më tej dhe e bindi familjen e tij të bënte të njëjtën gjë, duke pretenduar se një fitore e Paulit mund t’u sillte atyre një total prej 50 milionë dollarësh.
Është interesante se nuk janë vetëm fansat e Paulit që janë të bindur për fitoren e tij. Edhe ish-rivali i tij, Nate Diaz, ka vendosur të vërë bast për të. Ish-ylli i UFC-së, të cilin Paul e mundi në gusht 2023, me sa duket ka fituar respekt për aftësitë e YouTuberit pas asaj ndeshjeje.
Diaz postoi një kupon basti në faqen e mediave sociale X muajin e kaluar, duke treguar se do të fitonte 142,000 dollarë nga një bast prej 20,000 dollarësh nëse Anthony Joshua nuk do të ishte ai, dora e të cilit do të ngrihej më 19 dhjetor.
Një fitore e Jake Paul ndaj Joshuas do të ishte padyshim një nga tronditjet më të mëdha në historinë e boksit. Mjafton të kujtojmë se në vitin 2016, ndërsa Joshua fitoi titullin e tij të parë botëror, Paul ishte thjesht një yll i një seriali të Disney-t.
/GazetaBlic Sport


