Lajme

Geci: Në këtë mbrëmje u shpalos një vizion i bazuar në normalitet, zhvillim, drejtësi dhe shpresë reale për secilin qytetar

12/16/2025 21:09
nga:Sh R

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka prezantuar zyrtarisht kandidatët që do të garojnë në listën e këtij subjekti politik, për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Geci, thotë se në këtë mbrëmje u shpalos një vizion i bazuar në normalitet, zhvillim, drejtësi dhe shpresë reale për secilin qytetarë.

Postimi i plotë:

LDK 123 ✅

Fadil Geci 33 ✅

Lista 123 është një listë e njerëzve me integritet, dije dhe përvojë; një ekip i ndërtuar për shtet, jo për propagandë. Një ekip që e di pse garon dhe për kë punon.

Në këtë mbrëmje u shpalos Programi Politik i Lidhjes Demokratike✌🏻, një vizion i bazuar në normalitet, zhvillim, drejtësi dhe shpresë reale për secilin qytetar.

Le ta zgjedhim shpresën.✌🏻