Lajme

Bekë Berisha në Mitrovicë: Një takim plot diskutime, ide dhe shpresë për ndryshim!

12/16/2025 14:49
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, ka zhvilluar takim me qytetarë në Mitrovicë.

Berisha tha se salla ishte e gjallë me energji nga të gjitha grupmoshat, të rinj, të moshuar, burra e gra, ku të gjithë bashkë ishin aty për të folur hapur për problemet reale i prekin.

“Një takim plot diskutime, ide dhe shpresë për ndryshim” shkruan Berisha raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Në Mitrovicën e zemrës!

Salla ishte e gjallë me energji nga të gjitha grupmoshat, të rinj, të moshuar, burra e gra, të gjithë bashkë për të folur hapur për problemet reale që na prekin përditë.

Një takim plot diskutime, ide dhe shpresë për ndryshim!

#BekeBerisha #AAK #Bek4 #Beka4x4