Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar se fushata zgjedhore që nis nesër nuk pritet të prodhojë ndryshime të mëdha në raportet mes partive politike në Kosovë.
Sipas tij, përbërjet e propozuara të kandidatëve për deputet nga partitë politike përmbajnë vetëm korrigjime të vogla, të cilat sipas tij, nuk premtojnë ndryshime në mes forcave politike në Kosovë.
“Esencialisht nuk kam dyshime të mëdha në qasjet e partive politike në përbërjet e propozuara të kandidatëve për deputet. Ka disa korrigjime të vogla, por ato nuk premtojnë ndryshime drastike në mes të konstelacionit të forcave politike në Kosovë”, ka deklaruar Spahiu në Tëvë1.
Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje është përforcuar me Rufki Suma, i cili, sipas tij, sjell një numër të caktuar votash, por jo në atë masë që të ndikojë në mënyrë thelbësore rezultatin përfundimtar.
“VV është përforcuar me Rufki Sumën, i cili sjell një sasi të votave edhe pak a shumë me koalicione me PShDK-në dhe ai sjell një sasi të vogël të votave. Nuk pres që ketë një ndryshim thelbësor, ndodnjë përqindje apo ndodnjë deputet më shumë a më pak të njërës apo tjetrës parti, por në thelb mbetet po ajo rënditje dhe pak a shumë po i njëjta fuqi siç ka qenë në zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka shtuar ai.


