Lajme

Konjufca pyetet për gjuhën e Sami Kurteshit, e përçmon atë: Lleo, mos e ul nivelin e debatit

12/15/2025 22:41
nga:G B

Numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin Pressing, në T7, ka përçmuar bashkëpartiakun dhe zyrtarin e partisë së tij në KQZ, Sami Kurteshi.

I pyetur nga gazetari Leonard Kërquki, se çka mendon ai për gjuhën e anëtarit të VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, kur ai i quan, mediat si ‘të Serbisë’, e ‘vrasës me pagesë’.

Kërquki: “Ti a nuk I ke dëgju kurrë deklaratat e Sami Kurteshit e këtyre të tjerëve që flasin pikërisht për këtë”

Konjufca: “O Lleo po a ti mu më ke qit mu këtu me fol për deklarata të Sami Kurteshit, a cka mendoj unë?”

Kërquki: “Po anëtar i KQZ-së është prej partisë më të madhe”

Konufca: “Po leee këtë debat, po ja zbret nivelin nivelin bre Lleo. Mbaja nivelin pak debatit tënd o vëlla”.