Ekrem Hyseni, kandidat i LDK-së për deputet, ka mbajtur takime mobilizuese e përgatitore me strukturat e partisë gjithandej Llapit e Gollakut, raporton Gazeta Blic.
“Vullnet e përkushtim, mobilizim e organizim i jashtëzakonshëm në rrugëtimin tonë drejt 28 dhjetorit”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Takime mobilizuese e përgatitore me strukturat tona gjithandej Llapit e Gollakut.
Vullnet e përkushtim, mobilizim e organizim i jashtëzakonshëm në rrugëtimin tonë drejt 28 dhjetorit.
U jam mirënjohës e falënderues secilit anëtar e veprimtar për punën e madhe që po bëjnë çdo ditë.
Zgjidh shpresën!


