Kandidati i AAK-së për deputet, Dardan Krasniqi, ka reaguar ndaj profileve false në drejtim të tij, duke bërë siç ka thënë shpifje, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kur ia ka shtrënguar dorën Ramush Haradinajt, ai i ka thënë “sot je vëllai unë”, ndërsa ai është betuar se nga ajo ditë është edhe një djalë më shumë i nënës Rukë.
“Kjo nuk është thjesht marrëdhënie politike, por besë e dhënë për ideal, për shtet dhe për besnikëri që nuk lëkundet nga interesat e ditës dhe tradhtia”, ka shkruar ai.
“Në këtë garë nuk kam hy me marr asgjë, jam hy me i dhënë krah Smajlit të UÇK-së, që më shumë se sot për të nuk ka pasur asnjëherë nevojë republika”, ka shkruar tutje Krasniqi.
Postimi i tij i plotë:
Të dashun qytetar, shok e miq, aktivist e mbeshtetës në Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës!
Po detyrohëm të bëjë këtë reagim, ndaj makinerisë të organizuar politike dhe mija profileve fallce të krijuara me qellim të shpifjëve!
Kur ia shtrëngova dorën Ramush Haradinajt dhe ai më tha: ‘Sot je vëllai ynë, unë dhashë fjalën time. Që nga ajo ditë, u betova se sot edhe një djal më shumë e ka nëna Rukë. Kjo nuk është thjesht marrëdhënie politike, por besë e dhënë për ideal, për shtet dhe për besnikëri që nuk lëkundet nga interesat e ditës dhe tradhtia!
Makineria e organizuar nga ata me të cilët dikur rrugëtuam bashkë, të cilëve u kam dhënë gjithçka nga jeta ime e nga buka ime, le ta ndalë propagandën dhe shpifjet. Ato nuk më thyejnë përkundrazi, më bëjnë më të fortë, më të vendosur dhe më luftarak në betejën për të vërtetën dhe për parimet që nuk i kam tradhtuar kurrë.
Në këtë garë nuk kam hy me marr asgjë, jam hy me i dhënë krah Smajlit të UÇK-së, që më shumë se sot për të nuk ka pasur asnjëherë nevojë republika!
Përjetwsisht krah i Haradinajve!
Veq dashni
JEMI POPULL I VOGËL PËR ARMIQËSI TË MËDHA!


