Sporti

Sot derbi mes rivaleve të vjetër në basketbollin kosovar

12/14/2025 09:34
nga:Genita C

Superliga e basketbollit në Kosovë është bërë më interesant se kurrë, ku nuk ka favoritë absolutë në asnjë ndeshje.

Çdo përballje pritet të jetë e paparashikueshme, ku fituesi nuk po dihet deri në momentet e fundit.

Sonte zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 11-të.

Dy rivalët e vjetër, Prishtina do të përballet me Bashkimin.

Prishtinasit kanë pesë fitore e pesë humbje, kurse prizrenasit pas shtatë fitoreve radhazi pësuan tri humbje radhazi.

Java e 11-të mbyllet me ndeshjen Rahoveci 029 – GO+ Peja. ‘Vreshtarët’ kanë katër fitore e gjashtë humbje, derisa pejanët shtatë fitore e tri humbje.