Sporti

Pensionohet John Cena, mbyll karrierën pas 23 vitesh

12/14/2025 09:08
nga:Genita C

John Cena edhe zyrtarisht është pensionuar nga WWE.

Mundësi amerikan, i dha fund ecurisë së tij aktive pas 23 vitesh duke e mbyllur si një nga më të mirët e të gjitha kohërave.

Ai e zhvilloi meçin e tij të fundit ndaj austriakut, Gunther në “Saturday Nights Main Event”, në të cilën humbi pasi u dorëzua nga një submission.

Në karrierën e tij John Cena u shpall 17-herë kampion bote, diçka që asnjë mundës në WWE nuk e ka bërë.

Ai më pas fitoi tituj si ajo e Shteteve të Bashkuara, Tag Team, Royal Rumble dhe së fundi titullin Interkontinental.

Karrierën e tij tashmë pritet ta vazhdojë në skenën e Hollywoodit.