Lajme

Zhduket një e mitur në Prishtinë

12/14/2025 09:02
nga:Genita C

Një vajzë e mitur është zhdukur në Prishtinë.

Rastin në Polici e ka raportuar nëna e saj, e cila kishte bërë të diturse vajza e saj është larguar rreth orës 17:00 të së shtunës.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e të miturës së zhdukur por rasti është duke u hetuar.

“Rr. Lidhja e Prizrenit, Prishtinë / 12.12.2025 – 17:00. Ankuesja f/k ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK.