Lajme

Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

12/13/2025 18:39
nga:Genita C

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik në Vatikan.

Ajo, përmes një videomesazhi, tha se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Vatikanit.

E para e vendit shpreson që të merret vendimi i shumë pritur për njohjen nga Vatikani, gjë që do të kontribuonte për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në kontinentin evropian.

Osmani tha se e ka ftuar Papa Leo XIV për të vizituar Kosovën.