Karim Benzema mendon se në Madrid nuk ka vetëm një fajtor për situatën e krijuar. Sipas tij shkaktarët e krizës së javëve të fundit janë të shumtë dhe ndodhen në dhomat e zhveshjes.
“Ajo që mungon është lidhja mes lojtarëve si Mbappe, Vinicius, Bellingham dhe Rodrygo. Secili prej tyre duhet të dijë se çfarë duhet që të bëjë në fushë. Bellingham duhet që të kuptojë se është mesfushorë dhe nuk duhet të tentojë që të jetë ai goleadori i ekipit. Mbappe është sulmues, jo mesfushor. Vinicius nuk është mesfushor mbrojtës, por sulmues krahu. Po flasim për lojtarë niveli të lartë, të cilët luajnë në një ekip”, analizoi Benzema.
I pyetur se cila do të ishte zgjidhja, sulmuesi francez pranoi se e kishte të vështirë për të dhënë një përgjigje. “Secili prej lojtarëve ka personalitetin e vet. Të gjithë duan që të jenë më të mirët dhe nëse veprojnë kështu do të jetë e vështirë për Alonso-n që të bëjë diçka në këtë drejtim. Secili prej lojtarëve duhet që të kuptojë se duhet që të bëjë më të mirën për ekipin”, shpjegoi Benzema


