Ferit Idrizi do të inaugurohet sot si kryetar i Komunës së Vushtrrisë.
Seanca solemne do të mbahet në Kuvendin Komunal, duke nisur nga ora 10:00.
Idrizi doli fitues në zgjedhjet e fundit lokale, ku mposhti kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Idrizin.


