Lajme

Aksident me fatalitet në Shkodër, slloveni përplas këmbësoren

12/10/2025 23:32
nga:Genita C

Një 68-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme në Malësi të Madhe në Shkodër, pasi një veturë e goditi atë.

Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, aksidenti ndodhi rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, ku automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, 68-vjeçaren me iniciale P. L.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.