Lajme

Bellaqa: Gjatë periudhës 2021- 2023, Kosova humbi rreth 131 milonë euro nga humbja e energjise elektrike në veri!

12/10/2025 11:44
nga:Sh R

Eksperti i ekonomisë, Jakup Bellaqa, thotë se gjatë periudhës 2021-2023 Kosova humbi rreth 131 milionë euro nga humbja e energjisë elektrike në veri, raporton GazetaBlic.

Bellaqa në një prononcim për GazetaBlic, thotë se këto humbje janë shkaktuar nga mungesa e integrimit të komunitetit serb në veri por edhe nga ndikimi i faktorëve politikë.

“Sipas të dhenave zyrtare konstatohet se gjatë periudhës 2021- 2023, Kosova humbi rreth 131 milonë euro nga humbja e e energjise elektrike nē veri, kjo humbje gjatë kesaj periudhës ka ndodhur se komuniteti serbe nuk ishte i integruar dhe faktori politikë ishte per humbjen e kesaj vlere ku ekonomisë se Kosoves dhe buxhetit i shkakton humbje ekonomike dhe jo rikuperim ekonomik”, vlerësoi ai.

Ai thekson se veriu i Kosovës po kalon drejt integrimit ekonomik e social, gjë që sipas tij paraqet një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit afatgjatë.

“Por duhet konstatuar se kjo pjesë e Kosovës po integrohet ekonomikisht dhe ne aspekti sociale dhe duhet theksuar se jo stabiliteti politik shkakton edhe destabilitet ekonomik dhe anasjelltas.Por duhet vlersuar se sot është një realitet tjeter dhe ambient tjeter qe vlersohet pozitivisht dhe mos te harrojmë se ekonomia i bashkon njerzitë dhe popujt”, përfundoi ai për GazetaBlic.