Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërblyer sërish kompaninë sllovene, “Cetis d.d” dhe “Cetkos” l.l.C. e cila kishte fituar edhe tenderin në zgjedhjet e fundit, për shtypjen e fletëvotimeve dhe broshurave të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2025.
Këtë herë kontrata është dhënë me procedurë negocimi, pa publikim të kontratës. Kompania sllovene operon në formë konsorciumi me kompaninë vendore Cetis, ndërsa vlera totale e kontratës arrin në 275 mijë euro.
Sipas njoftimit fitues të projektit janë grupi ekonomik “Cetis d.d” dhe “Cetkos” l.l.C.



