Ngjarjet e ditës: 10 dhjetor 2025
09:30
Procesi gjyqësor ndaj ministres në detyrë të MINT, Rozeta Hajdari. (Gjykata Themelore në Prishtinë)
09:00
Kuvendi i Komunës së Prizrenit mbanë ceremoninë inauguruese. (Shtëpia e Bardhë)
10:00
Në kuadër të fushatës globale “16 ditët kundër dhunës me bazë gjinore”, Ministria e Drejtësisë mbanë tryezë me temën “Kompensimi i viktimave të krimit në Kosovë: funksionimi dhe sfidat”. (Ministria e Drejtësisë, kati 18-të, ( ish objekti Rilindja))
10:00
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) në bashkëpunim me Forumin Konsultativ të APK-së me Shoqërinë Civile, mban Javën e Integritetit 2025. Merr pjesë drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj (Hotel Sirius, Prishtinë)
10:00
Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me ministren në detyrë të Arsimit, Arbërie Nagavci, organizojnë aktivitete me nxënësit. (Salla e seancave plenare)
10:00
Lëvizja FOL në kuadër të “Java Kundër Korrupsion 2025”, e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile me moton “Bashkë kundër Korrupsionit”, mban tryezë diskutimi me temë “Mbrojtja e Sinjalizuesve në Kosovë: Mes Ligjit dhe Realitetit”. (Hotel “Prishtina”, Pejton)
10:00 – 13:00
Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) së bashku me Forumin për Dialog në mes të IAP dhe Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC), me qëllim të shënimit të 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut organizon tryezë “Shëndeti mendor i personave të moshuar: Detyrimi i shtetit për përkujdesje, mbrojtje dhe dinjitet dhe roli i Avokatit të Popullit” e cila do të mbahet më 10 dhjetor 2025. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
11:00
Instituti Albanologjik organizon tryezë shkencore “Adem Zejnullahu, 80-vjetori i lindjes”. (Instituti Albanologjik)
13:00 – 16:00
Ceremonia përmbyllëse e projektit “Veprimi Kundër Diskriminimit për të Gjithë”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë. Fjalë rasti do të mbajë edhe Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci. (“Klan Arena”, Prishtinë)
14:00
UBT organizon ceremoninë zyrtare të ndarjes së Medaljes së Artë të Meritave të Republikës së Austrisë, e cila i akordohet Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizit. Merr pjesë ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer. (Innovation Campus – UBT)
14:00
Promovohen librat “Eva, tokësorja” dhe “Rrënjët e pa shkëputura” nga autorja Mihane Hoxha. (Vendum –Prishtinë, rruga Tringë Smajli nr. 17).
18:00
Ceremonia e Çmimeve Vjetore të Gazetarisë 2025. Marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, partnerë të AGK-së dhe komunitetin e mediave, për të festuar profesionalizmin dhe përkushtimin në gazetari. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë)


