Lajme

Andin Hoti tregon pse iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit

12/09/2025 18:15
nga:Y I

Kandidati i LVV-së për deputet, Andin Hoti, në një intervistë për T7 ka treguar për lëvizjen e tij politike drejt partisë që drejton Albin Kurti, pasi që para disa vitesh kishte qenë në PDK dhe kishte kandiduar për deputet nga po e njëjta parti.

Hoti ka thënë se në vitin 2020 kishte refuzuar kandidimin e tij për deputet nga PDK-ja dhe se lëvizja e tij drejt partisë Lëvizja Vetëvendosje ka qenë disi e natyrshme edhe për shkak të angazhimit që ka marrë tek Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.

“Kjo lëvizje është pak e natyrshme për shkak të punës së përbashkët qe kemi pasur me kryeministrin Kurti dhe përkrahjen e pa rezervë të Kurtit në fushën që unë e mbuloj, por edhe për shkak të bindjeve të mia”, ka thënë ai.