Sporti

Hansi Flick për rikthimin e Ter Stegen: ‘Të gjithë e dimë që Garcia është numri një i portës’

12/08/2025 18:59
nga:Lorik J

Ter Stegen është rikthyer plotësisht në formë dhe po pret dritën jeshile mjekësore për t’u rikthyer në skuadrën e parë.

Megjithatë, trajneri i Barçës, Hansi Flick, ka deklaruar se kush është portieri numër një te Barça.

“Jam i qartë për këtë, të gjithë e dimë që Joan Garcia është numri një,” tha Flick.

Flick nuk e ka përjashtuar mundësinë që Ter Stegen të përfshihet në skuadër për ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve kundër Eintracht.

“Ai mund të jetë pjesë e skuadrës,” tha Flick.

Sipas raportimeve, Ter Stegen beson se duhet të jetë në skuadër për ndeshjen kundër Osasunës, më së voni.

/GazetaBlic Sport