Lajme

Negociatat për Ukrainën, Macron thotë “kemi shumë karta në dorë”, Merz skeptik për “disa nga detajet” që vijnë nga SHBA

12/08/2025 15:38
nga:N K

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, po qëndrojnë në Londër së bashku me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Mendoj se kemi shumë karta në dorë”, tha Macron gjatë takimit, raporton BBC..

“Fakti që ukrainasit po rezistojnë në këtë luftë”, shtoi ai . “Ekonomia ruse po fillon të vuajë, sidomos pas sanksioneve tona të fundit dhe sanksioneve të SHBA-së”.

Merz ndërkaq, tha: “Jam skeptik për disa nga detajet që po shohim në dokumentet që vijnë nga ana e SHBA-së – por duhet të flasim për këtë”.

“Prandaj jemi këtu”.