Lajme

Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, kapen nga Policia

12/08/2025 10:08
nga:G B

Dy persona janë dyshuar se kanë tentuar të largohen nga Qendra Edukuese-Korrektuese në Lipjan mbrëmjen e kaluar.

Ngjarja është raportuar në raportin 24-orësh, ku bëhet e ditur se pas arratisjes së tyre, policia ka reaguar me shpejtësi.

Siç thuhet, njësitë policore kanë arritur që ti kapin të arratisurit, të cilët janë kthyer përsëri në këtë qendër.