Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga ora 18:00 do të mbajë mbledhjen e radhës sot.
Në rend dite është edhe tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, sipas njoftimit të KQZ-së.
Rendi i Ditës
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e Zyrës:
2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshim plotësimit të pikës numër 7 (Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim) të Vendimit të KQZ me numër 01/3372-2005, i datës 21.11.2025.
3. Këshilli për Operacione Zgjedhore:
3.1. Shqyrtimi i opsioneve dhe afateve të veprimeve për votim përmes postës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28 dhjetor 2025;
3.2. Shqyrtimi i dokumentit të kërkesave dhe specifikimeve për kontraktimin e shërbimeve postare për votim jashtë Kosovës.
4. Këshilli për Çështje Ligjore:
4.1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Prishtinë, Prizren, Kaçanik, Istog dhe Zveqan.
5. Të ndryshme


