Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, po qëndron për një vizitë në SHBA.
Rama është pritur nga kryetari i State Island, Vito Fossella, në një takim që sipas kreut të Prishtinës është konfirmim i rëndësisë që partnerët amerikanë i kushtojnë raportit me Prishtinën dhe Kosovën.
“Partneriteti ynë me Staten Island është më shumë se simbolik është strategjik. Prandaj, diskutuam për praktikat e mira amerikane që mund të përkthehen në projekte të prekshme për qytetarët tanë”, ka shkruar Rama.
“Pritja e ngrohtë dhe respekti institucional i treguar nga Mayor Fossella është dëshmi e miqësisë së thellë mes Prishtinës dhe qyteteve amerikane. Kjo miqësi mbetet një prej aleancave më të rëndësishme për të ardhmen tonë”, ka përfunduar Rama.
Postimi i plotë:
Pata nderin të pritem nga Kryetari Vito Fossella në zyrën e tij në Staten Island 🇺🇸 Kjo pritje nuk ishte vetëm një takim miqësor, por një konfirmim i qartë i rëndësisë që partnerët tanë amerikanë i kushtojnë marrëdhënieve me Prishtinën dhe Kosovën.🇽🇰 🇺🇸
Në emër të qytetarëve të Prishtinës, i dhurova Hyjneshën në Fron dhe revistën Prishtina Art, si simbol i kulturës sonë dhe i miqësisë që na bashkon.
Partneriteti ynë me Staten Island është më shumë se simbolik është strategjik. Prandaj, diskutuam për praktikat e mira amerikane që mund të përkthehen në projekte të prekshme për qytetarët tanë.
Pritja e ngrohtë dhe respekti institucional i treguar nga Mayor Fossella është dëshmi e miqësisë së thellë mes Prishtinës dhe qyteteve amerikane. Kjo miqësi mbetet një prej aleancave më të rëndësishme për të ardhmen tonë. 🇺🇸 🤝 🇽🇰


