Lajme

Betohet edhe kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut

12/05/2025 12:11
nga:Y I

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojevic, para pak minutash është betuar si kryetari i ri i kësaj komune.

Ai është nënshkruar në seancën inauguruese në dokumentacionet që kanë pasur simbolet e Republikës së Kosovës.

Radojevic ka deklaruar se do të punojë për interesin e qytetit të Mitrovicës së Veriut.

Gjithashtu edhe në sallën e Kuvendit Komunal janë parë simbolet e Republikës së Kosovës.