Eksperti i ndotjes së ajrit, Ilir Morina, ka paralajmëruar se situata e cilësisë së ajrit në Prishtinë është jashtëzakonisht e rënduar, duke theksuar se ndotja ka tejkaluar normat e lejuara me 100 deri në 200 për qind.
Në një intervistë për EO, Morina tha se ndryshimet atmosferike, mungesa e erës dhe mjegulla kanë krijuar një “smog” të rrezikshëm për shëndetin publik.
“Gjendja aktualisht është shumë e vështirë e keqe për arsye se ndotja ka arritur të kalojë të gjitha normat për 100 deri 200 për qind që do të thotë dy tre herë më shumë sa normat e caktuar me ligjin e Kosovës direktivave evropiane për arsye se ka ndërruar edhe moti, kuptohet kur moti temperaturat bie atëherë edhe lagështia e ajrit rritet ka pasur edhe mjegull edhe të gjitha ai tym pa lëvizjen e erës ka arritur të krijojë smag do të thotë përzierje që është shumë e rrezikshme për të gjitha kategoritë e njerëzve për shëndetin e të gjithë individëve mirëpo fatkeqësisht ne sidomos në Prishtinë ndikimi i ndotjeve nga termocentralet është i jashtëzakonshëm, 30-40 për qind mund të llogaritim gjithmonë që ndotësi kryesor që janë termocentralet, dhe mos ekzistenca e filtrave në ‘Kosovën B’ për vitin 1985”.
“Ata nuk po menaxhojnë si duhet dhe kanë filluar mirëmbajtja me u vjetruar, pastaj rritje e numrit të automjeteve, mos kontrolle teknike, mos implementimi i udhëzimit administrativ për kontrollin e ndotësve me burime të lëvizshme siç janë automjete”, ka deklaruar Morina.
Ai tha se termocentralet mbeten ndotësit kryesorë, duke kontribuar deri në 40% të ndotjes, ndërsa mungesa e filtrave në “Kosovën B” dhe mirëmbajtja e dobët e tyre po e rëndojnë situatën.
Morina përmendi edhe rritjen e numrit të automjeteve, mungesën e kontrollit teknik dhe djegien e lëndëve të ngrohjes si faktorë shtesë.
“Rreth 400 mijë automjete të regjistruar, automjetet tjera transportuese. Të gjitha këto janë duke ndikuar shumë mirëpo edhe ndezja e lëndëve siç janë peleti dhe forma të ndryshme të pa kontrolluara, të gjitha këto djegie janë duke na shkaktuar probleme të jashtëzakonshme në shëndetin e popullatës, vetëm nga onkologjia, nëse i përcjellim të dhënat janë tmerrësisht të këqija për arsye se kemi vetëm 6 mujorin e parë të vitit 2025 mbi 1 mijë e 10 ose 15 raste të reja të gjitha gjinive dhe moshave, kjo është alarmante si shoqëri”.
“Vetëm vitin e kaluar dalin mbi 3 mijë e 640 raste të reja me kancere, me sëmundje malinje. Nuk themi se të gjitha janë prej ndotjes së ajrit por 40-50 për qind sigurisht sepse ndotja e ajrit është problem evropian edhe botëror, mirëpo Kosova po ballafaqohet gjithmonë njëjtë, situatë është thuajse sikurse para luftës dhe mbas luftës. Ndikimi i qeverive dhe politikave të tyre se mos implementimi i ligjeve që vet i kanë bërë është duke na shkaktuar vdekjen e popullatës, dhe harxhime shumë të mëdha për tu shëruar. Ne duhet të investojmë të kemi strategji të imlementojmë projekte dhe të parandalojmë ndotjen, parandalimi bëhet me filtra të rinjtë të ‘Kosovës B’ nga viti 2019 diku 95 milionë euro kanë qenë nga Banka Gjermane dhe Be në sirtar të nënshkruara për tu vendosur filtrat në ‘Kosovën B’, jemi në vitin 2026 se 2025 shkoj tani po flitet për një tender 75 milionë euro në kohën e fushatës, që nuk besoj që do të ndodh. Mbetet të shpresojmë gjithmonë në qeverinë e re”, theksoi ai.
Eksperti u shpreh i shqetësuar edhe për rritjen e rasteve me sëmundje malinje, duke treguar se vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 janë regjistruar mbi 1,010 raste të reja me kancer, ndërsa gjatë vitit 2024 numri ka kaluar 3,640 raste.
Ai tha se investimet në mjedis janë neglizhuar, ndërsa qytetarëve u rekomandoi kujdes të shtuar, përdorim të maskave dhe shmangie të daljes në periudha të ndotjes së lartë.


