Lajme

Izraeli sulmon Libanin jugor pas bisedimeve të para të drejtpërdrejta në dekada

12/04/2025 21:59
nga:Sh R

Ushtria izraelite ka kryer një raund të ri sulmesh ajrore në Libanin jugor, më pak se një ditë pasi Izraeli dhe Libani zhvilluan bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta në dekada, ka raportuar BBC.

Banorëve të qyteteve Mjadel, Baraachit, Jbaa dhe Mahrouna iu tha të evakuonin zonat përreth vendeve që ushtria izraelite pretendonte se ishin depo armësh që i përkisnin grupit të mbështetur nga Irani. Nuk është raportuar për viktima.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se vendet përbënin një shkelje të armëpushimit dhe paralajmëroi se do të vazhdonte të vepronte “për të hequr çdo kërcënim” për Izraelin.

Izraeli ka kryer sulme pothuajse të përditshme në Liban që kur një armëpushim hyri në fuqi në nëntor 2024, pas 13 muajsh konflikti.