Lajme

AAK-së i bashkohet motra e heroinës Mervete Maksutaj

12/04/2025 19:41
nga:Genita C

Në listën e kandidatëve për deputet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, është shtuar Hidajete Maksutaj, pikërisht në datën e rënies së motrës së saj heroinë, Mervete Maksutaj.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i uroi mirëseardhje “në shtëpinë e saj”.

“Jo rastësisht, në Aleancë bashkohen vlerat më të larta kombëtare, ata që Kosovën e kanë atdhe të vetëm dhe që e kanë mbrojtur me gjakun e më të dashurve të tyre”.

“Hidajete, kontributi yt dhe i familjes tënde është dëshmi dhe model që Kosovës i ka hapur rrugën e lirisë e ndërtimit. Jemi bashkë edhe në këtë rrugëtim të radhës, për atë që ëndërruam si popull: demokraci, zhvillim