Lajme

Tragjike në Vlorë: Gruaja rrëzohet në bulevard dhe humb jetën

12/04/2025 12:07
nga:N K

Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Një grua e moshës rreth 50-vjeçare ka humbur jetën, pasi ishte rrëzuar teksa po ecte në Bulevardin “Ismail Qemali”, shkruan A2 CNN.

Sipas informacioneve, nga rrëzimi gruaja ka përplasur kokën në një prej bordurave të bulevardit dhe si pasojë ka humbur jetën.