Lajme

Bashkimi i mundshëm i Nismës me PDK-në në një listë zgjedhore, Izmaku: Sot dua t’ju them me qartësi, ajo marrëveshje nuk ndodhi

12/04/2025 10:40
nga:Y I

Zyrtarja e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me diskutimet e ditëve të fundit mbi një bashkim të mundshëm të Nismës me PDK-në në një listë zgjedhore.

Izmaku ka konfirmuar se marrëveshja e përfolur nuk është arritur, duke theksuar se Nisma Socialdemokrate do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të pavarur.

“Sot dua t’ju them me qartësi – ajo marrëveshje nuk ndodhi”, ka shkruar Izmaku.

Ajo tha se Nisma do të ecë përpara, e pavarur.

“E përkushtuar dhe e mbështetur tek njerëzit që e besuan këtë rrugë dekada me radhë, nën lidershipin e provuar të Fatmir Limajt”, shkroi ajo.

Sipas Izmakut, partia mbetet e fokusuar në vlerat që, siç tha, i përgjigjen nevojave reale të qytetarëve.

Reagimi i plote: