Lajme

Shtetasi i huaj arrestohet në Prishtinë për krim të organizuar, i sekuestrohen para dhe dokumente të falsifikuara

12/02/2025 08:45
nga:N K

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “krim i organizuar”.

Sipas Policisë, ai kishte edhe urdhër-arrest të lëshuar nga shteti i Suedisë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte duke banuar i dyshuari, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 52.480 euro para të gatshme, një letërnjoftim i falsifikuar, një patentë shoferi i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë.

Ndërkohë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.