Lajme

“Analfabet politik, kërkuat të votohet në sallë dasmash e banesa të militantëve”, reagon Lushaku-Sadriu

12/01/2025 10:48
nga:Genita C

Jehona Lushaku-Sadriu e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje si parti të analfabetëve politik.

Ky reagim vjen pas kërkesës së VV-së për të votuar në objekte private në diasporë.

“Paskan eskaluar mashtruesit e dëshmuar politik mbrëmë me gjuhë fyese e linquese ndaj LDK-së duke pretenduar se jemi kundër mërgatës.
Këta analfabetë politik, problemin kryesor e paskan, që mërgata duhet me votu në ambasada!!! Këta dojnë me votu në salla dasmash e banesa të militantëve.
Vota është e shejtë! Vota meriton mbrojtje shtetërore!
Le ta themi qartë: problemi kryesor i këtyre mbetet vet shteti; këta nuk e dojnë shtetin me rregulla, prandaj dëshirojnë t’i prishin rregullat për t’a prishur vet shtetin e Kosovës.
Harrojeni!
Shteti i Kosovës është i përjetshëm!
Vota e mërgimtarëve është e shejtë dhe meriton mbrojtjen shtetërore” shkruan Lushaku-Sadriu në reagim.