Lajme

Shala: Veriu, rrena më e madhe e Kurtit

11/29/2025 23:21
nga:Mergim Rreci

Analisti politik Azdren Shala ka treguar se kush mendon që i ka sjellë vota Lëvizjes Vetëvendosje.

Në emisionin “Jehona Politike”, ai ka thënë se veriu i dërgoi më së shumti vota partisë që tashmë është në krye të ekzekutivit në detyrë.

“Pika kryesore që i ka sjellë vota Lëvizjes Vetëvendosje është veriu”.

“Tregimi i Albin Kurtit për veriun është dominant njerëzit me të vërtetë mendojnë se Kurti ka shtrirë sovranitet. Veriu është rrena më e madhe e Kurtit”, ka thënë Shala.