Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar një vizitë në Washington ku është takuar me zyrtarë të lartë amerikanë, mes tyre Charles McLaughlin, Ndihmës Special i Presidentit Donald Trump, si dhe Mark Fleming nga Departamenti i Shtetit.
Hamza bëri të ditur se në takim u diskutua për zhvillimet politike e ekonomik të vendit, si dhe në domosdoshmërinë që institucionet e Kosovës ta kenë prioritet forcimin e raporteve strategjike me SHBA-në.
“I sigurova zyrtarët amerikanë se për mua dhe PDK-në, interesi shtetëror është mbi çdo gjë: përqendrim në rritje ekonomike, investime strategjike dhe riparim të plotë të marrëdhënieve me partnerët tanë ndërkombëtarë.Kosova është e bekuar me mbështetjen e popullit dhe qeverisë amerikane. Kjo mbështetje mbetet jetike në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, shkruan Hamza raporton “Gazeta Blic”.
Në lidhje me vizitën e Hamzës në SHBA, ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Albinot Maloku.
Maloku tha se vizita e kryetarit të PDK-së në SHBA dhe takimet e tij atje mund të vlerësohen të një rëndësie të veçantë.
“Vizita e kryetarit të PDK-së, z. Bedri Hamza, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimet e tij atje mund të vlerësohen si të një rëndësie të veçantë, veçanërisht kur bëhet fjalë për takime me përfaqësues të administratës aktuale amerikane” tha Maloku.
Ai tutje potencoi se këto takime mund të kontribojnë në shkëmbimin e qëndrimeve ndërmjet palëve, si në raport me pozicionin politik të Kosovës, ashtu për marrëdhëniet e Kosovës me administratën amerikane në Washington.
“Këto takime mund të kontribuojnë në shkëmbimin e qëndrimeve ndërmjet palëve, si në raport me pozicionin politik të Kosovës, sidomos pas gjithë këtyre muajve që prej mbajtjes së zgjedhjeve të 9 shkurtit ku vendi nuk arriti të krijojë institucionet e reja, ashtu edhe për marrëdhëniet e saj me administratën amerikane në Uashington” dekalroi Maloku për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


