Sporti

Polonia zyrtarizon stadiumin për ndeshjen ndaj Shqipërisë

11/28/2025 08:09
nga:Mergim Rreci

Ndeshja Poloni-Shqipëri e vlefshme për gjysmëfinalet e “Play-of”-it të Botërorit 2026 do të luhet në stadiumin “Narodovi” të Varshavës.

Federata Polake e Futbollit zyrtarizoi këtë të enjte impiantin për takimin e rëndësishëm, i cili ka një kapacitet prej afro 59 mijë vendesh dhe pritet të jetë plotësisht i ezauruar.

Referuar rregullores së UEFA-s, për tifozërinë shqiptare është rezervuar 5% e kapacitetit dhe priten afro 3 mijë tifozë.

Gjysmëfinalja mes dy kombëtareve, ku fituesi përcaktohet vetëm me një ndeshje, do të zhvillohet më datën 26 mars.