Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, thotë se Christian Pulisic ka mundësi të mos jetë i disponueshëm në ndeshjen e ardhshme të Serie A kundër Lazios.
Allegri mbajti një konferencë për shtyp dy ditë para ndeshjes, duke lënë të kuptohet se anësori amerikan ndoshta do të humbasë ndeshjen e ardhshme të ligës.
“Pulisic vështirë se do të jetë i disponueshëm për ndeshjen, por gjithçka mund të ndodhë nesër dhe pasnesër”, tha trajneri i Milanit nëpërmjet Milan News.
“Saelemaekers është mirë, Gimenez duhet të fillojë gradualisht të ribashkohet me ekipin javën tjetër dhe të gjithë të tjerët janë në gjendje të mirë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


