Lajme

Kurti ndan 250 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës – 500 mijë nëse fiton ndaj Sllovakisë, e 1 milion nëse kualifikohet për Kupën e Botës

11/27/2025 12:35
nga:Sh R

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar në mbledhjen e Qeverisë se Kosova do të shpërblehet për suksesin historik në fushatën e kualifikimeve për Botërorin 2026, me 250 mijë euro për kalimin në play-off.

Ndërsa, ai ka theksuar se 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë, dhe 1 milion euro nëse kualifikohet në Botërorin 2026.