Lajme

Shembje dheu në Prizren, një rrugë bllokohet për plot tri ditë

11/27/2025 08:20
nga:Sh R

Rruga që lidhet me rrugën kryesore për në Prevallë, është bllokuar për qarkullim.

Gazetari korrespodent, Nuhi Salihu, në emisionin “Ora Shtatë”, ka bërë të ditur se bllokimi i rrugës në fshatin Lubinje e Poshtme ka ndodhur për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Sipas gazetarit, rruga ka mbetur e bllokuar për tri ditë radhazi.

Ai shtoi se njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe po bëjnë të pamundurën për të zhbllokuar këtë rrugë.