Lajme

“Shihemi përsëri në Kuvend”, Krasniqi: Nuk është e çuditshme që disa frikësohen nga hija e Limajt, ka lënë gjurmë kudo

11/26/2025 22:46
nga:Genita C

Deputetja nga NISMA, Arbëreshë Krasniqi, ka vlerësuar lart Fatmir Limajn, duke e cilësuar si figurë të jashtëzakonshme me kontribut të madh atdhedashës e intelektual, raporton GazetaBlic.

Ajo u shpreh se suksesi i tij është i pamohueshëm dhe se rikthimi i Limajt në Kuvend është i pritshëm, duke shtuar se “shihemi përsëri në kuvend”.

Postimi i plotë:

Fatmir Limaj, me të gjitha sukseset e tij jetësore, atdhedashëse, liridashëse e intelektuale, mbetet figurë që për shumë kë është e paimagjinueshme. Prandaj, nuk është aspak e çuditshme që disa edhe t’i frikësohen hijes së Tij.

Ashtu siç është e pamohueshme historia e tij, puna e tij e ndritshme dhe kontributi që ka lënë gjurmë, po aq i pamohueshëm është edhe suksesi i tij i radhës.

Shihemi përsëri në kuvend.