Lajme

S’arritën votat e mjaftueshme në zgjedhjet e shkurtit – A do të kandidojnë sërish për deputet Haliti e Berisha, ky është qëndrimi i tyre

11/26/2025 17:36
nga:Genita C

Dy ish-kandidatë të PDK-së, Xhavit Haliti dhe Hisen Berisha, të cilët në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk arritën të siguronin votat e mjaftueshme për t’u bërë deputetë,  kanë deklaruar qëndrimet e tyre lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit.

Xhavit Haliti tha se brenda PDK-së ka shumë interesim për kandidim, ndërsa vendimet për listat zgjedhore merren sipas kuotave të degëve të partisë dhe miratohen nga organet vendimmarrëse.

Ai theksoi se përzgjedhja e kandidatëve është proces i brendshëm dhe i strukturuar.

“Në PDK, ka shumë që duan të kandidojnë, vendimi për miratimin e kandidaturave merret sipas kuotave nga Degët e Partisë, dhe miratimi përfundimtar bëhet nga organet vendimmarrëse”, tha Haliti për GazetaBlic.

Ndërkaq, Hisen Berisha u shpreh se është i gatshëm të kandidojë sërish, por theksoi se gjithçka varet nga kryetari i partisë dhe ekipi që përgatit listën zgjedhore.

“Besoj që po, unë jam potencialisht gati. Por, varet nga kryetari e ekipi që e përgatit listën, nëse më sheh si pjesë të ekipit. Autorizimin e ka kryetari”, tha Berisha për GazetaBlic.

Hajdar Beqa do të jetë kandidat i PDK-së për deputet

Pal Lekaj e konfirmon: Do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e dhjetorit

PDK mban mbledhjen e kryesisë, formon shtabin qendror zgjedhor për zgjedhjet e 28 dhjetorit