Lajme

Dëmtohet najloni në kanalin e Ibër Lepencit, policia nis hetimet

11/26/2025 15:23
nga:N K

Punëkryesi në kanalin e Ibër Lepencit ka raportuar më 25 nëntor për një incident që lidhet me dëmtimin e najlonit të shtrirë në zonën e Bajpasit, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas ankuesit, dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë mes 3000 – 4000 euro.

“Menjëherë pas raportimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer vendshikimin, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Ngjarja është cilësuar si rast i natyrës ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’, ndërsa po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat”, ka njoftuar për RTKlive, Petrit Fejza, shef i Operativës Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.