Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka zbutur pritjet për “Topçinjtë” – përpara përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve me Bayern Munich.
I pyetur nëse mposhtja e Bayernit do ta vendoste Arsenalin në mesin e klubeve më të mira të kontinentit, Arteta pranoi se është shumë herët për ta bërë këtë pohim.
“Nuk e di. Ju flisni për performanca dhe qëndrueshmëri, shpresojmë që po. Por duke marrë parasysh se ata kanë trofe në atë nivel, ne nuk e kemi fituar kurrë Ligën e Kampionëve në historinë tonë, dhe Bayern ka gjashtë.
“Ne nuk jemi atje. Krahasuar me Real Madridin, ata janë në një univers tjetër. Ne duam të arrijmë atje,” ka thënë Arteta.
/GazetaBlic Sport


