Afrim Tovërlani është emëruar trajner i skuadrës së Prishtinës.
Ai te Prishtina e zëvendëson Arsim Thaqin. Para se të emërohej trajner i Prishtinës, Tovërlani ka qenë selektor i Përfaqësueses U21 të Kosovës.
Gjatë ditës së sotme, Tovërlani ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me skuadrën nga kryeqyteti.


